
Një incident ka ndodhur mes ish-kryeministrit italian Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici në Itali.
Gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, shihet teksa ai i tërheq flokët gazetares.
Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga veprim i papërshtatshëm.
“Presidenti Prodi përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.
Vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues.
Kjo video ka shkaktuar debat ndërsa veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht. Videoja u bë virale në rrjet ndërsa shumë nga ndjekësit kanë reaguar ashpër lidhur me këtë gjest.
Lini një Përgjigje