TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2025, 14:47

BE i vë kushte Kremlinit: Do heqim sanksionet vetëm nëse forcat ruse tërhiqen plotësisht nga Ukraina!

Shkruar nga Pamfleti

BE i vë kushte Kremlinit: Do heqim sanksionet vetëm nëse forcat

Ndërsa Rusia këmbëngul se po pret që të hiqen disa sanksione përpara se të miratojë një marrëveshje për të ndalur sulmet në Detin e Zi, BE-ja ka reaguar.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se tërheqja e të gjitha forcave ruse do të ishte një nga kushtet kryesore për të hequr ose ndryshuar sanksionet.

“Fundi i agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus në Ukrainë dhe tërheqja e pakushtëzuar e të gjitha forcave ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës do të ishte një nga parakushtet kryesore për të ndryshuar ose hequr sanksionet”, thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje