TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2025, 16:05

Mark Rutte paralajmëron Putinin: Do përgjigjemi ashpër ndaj çdo sulmi ndaj vendeve anëtare të NATO-s!

Shkruar nga Pamfleti

Mark Rutte paralajmëron Putinin: Do përgjigjemi ashpër ndaj

Kreu i NATO-s Mark Rutte ka paralajmëruar presidentin rus Putin duke thënë se çdo sulm ndaj vendeve anëtare të NATO-s do të përballet me reagimin e tyre të ashpër.

“Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s do të përballet nga forca e plotë e kësaj aleance”, iu drejtua Rutte Kremlinit.

Mark Rutte u takua sot në Poloni me kryeministrin polak, Donald Tusk. Ky i fundit tha se angazhimi i NATO-s për të mbrojtur vendin do të jetë “shumë i rëndësishëm”.

Rutte nga ana tjetër, mbështeti deklaratën e liderit polak, duke shtuar se: “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues”. Ai tha se kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putin dhe këdo tjetër që dëshiron të sulmojë vendet anëtare të NATO-s.

Kujtojmë se Rusia sulmoi sot qytetin port ukrainas dhe qytetin e lindjes së Zelensky. Ndërkohë që Moska thotë se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi Detin e Zi.

Armëpushimi i kufizuar u dakordësua dje mes dy vendeve, por Kremlini thotë se nuk do të fillojë derisa të hiqen sanksionet ndaj Rusisë.

Lini një Përgjigje