TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2026, 17:08

SHBA plan për kartëmonedhë 250 dollarëshe... me portretin e Trump

Shkruar nga Pamfleti
SHBA plan për kartëmonedhë 250 dollarëshe... me portretin e
Një maket i një kartëmonedhe të propozuar prej 250 dollarësh që paraqet fytyrën dhe firmën e presidentit

Zyrtarë të administratës së Donald Trump ushtruan presion ndaj agjencisë amerikane përgjegjëse për prodhimin e kartëmonedhave, me qëllim hartimin e një prerjeje prej 250 dollarësh me portretin e presidentit amerikan, raporton Washington Post duke cituar katër punonjës aktualë dhe ish-punonjës të institucionit.

Nëse projekti realizohet, do të ishte hera e parë pas më shumë se 150 vitesh që një person në jetë shfaqet në një kartëmonedhë amerikane.

Sipas gazetës, dy zyrtarë të emëruar nga administrata Trump në Departamentin e Thesarit — Brandon Beach dhe këshilltari i tij Mike Brown — kanë kërkuar vazhdimisht nga Byroja e Gravurës dhe Shtypjes të përgatisë modele provë të kartëmonedhës së re.

Washington Post raporton se gjatë muajve gusht dhe shtator, Beach dorëzoi disa variante dizajni, përfshirë një model ku portreti i Donald Trump shfaqej në qendër të kartëmonedhës 250-dollarëshe, mes firmave të presidentit dhe sekretarit të Thesarit, Scott Bessent.

Artisti britanik Ian Alexander, i cili deklaroi se realizoi modelin grafik, tha për gazetën se kishte diskutuar projektin drejtpërdrejt me Trumpin. Sipas tij, presidenti amerikan kishte sugjeruar shtimin e ngjyrave të flamurit amerikan dhe një logoje për 250-vjetorin e themelimit të SHBA-së.

“Pëlqen të më quajë artisti i tij i preferuar britanik”, deklaroi Alexander, i cili prezantohet si portretist i Mbretëreshës Elizabeth II dhe figurave të tjera publike.

Herën e fundit që një person në jetë u shfaq në valutën amerikane ishte viti 1866, përpara se të vendosej ndalimi ligjor pas përdorimit të imazhit të një zyrtari të Thesarit në një kartëmonedhë prej 5 centësh.

Vitit të kaluar në Kongres u paraqit një projektligj që do të lejonte emetimin e kartëmonedhës 250-dollarëshe me portretin e Trumpit, si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e SHBA-së, por iniciativa nuk avancoi.

Një zëdhënës i Departamentit të Thesarit deklaroi se agjencia “po kryen planifikimin dhe verifikimet e nevojshme” lidhur me legjislacionin e propozuar.

“Nëse kjo nismë ligjore bëhet ligj, Byroja e Gravurës dhe Shtypjes po vepron paraprakisht për të prodhuar një kartëmonedhë përkujtimore prej 250 dollarësh që do të nderojë siç duhet 250-vjetorin e vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, drejtues të agjencisë kanë argumentuar se ekzistojnë pengesa të rëndësishme ligjore dhe procedurale. Ish-drejtorë dhe specialistë të politikës monetare theksojnë se ligji amerikan lejon vetëm paraqitjen e personave të ndjerë në kartëmonedha.

shba dollar trump

1 Komente

  1. F
    Fodullnald Trumpadoleshenti

    Hahahahah….. hahahah….. Hahah…… Shume nga Populli Amerikan kane me e REFUZU ate monedhe.Jo pak por rreth 63%e tyre. Donpedofili t’a ruaje ne shtepi e tij ne Mar a’Lago.

    Lini një Përgjigje