
Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan kanë kundërshtuar deklaratat e presidentit Donald Trump për një tërheqje të mundshme të Shteteve të Bashkuara nga aleanca, duke theksuar se një vendim i tillë nuk mund të merret në mënyrë të njëanshme.
Senatorja demokrate Jeanne Shaheen dhe senatori republikan Thom Tillis deklaruan se NATO mbetet aleanca më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori, duke nënvizuar rolin e saj në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit ekonomik, si dhe në mbrojtjen e marrëdhënieve tregtare.
Në deklaratën e tyre, ata theksuan se Kongresi amerikan nuk do të lejojë tërheqjen e SHBA-së nga NATO. Sipas tyre, një ligj dypartiak – i hartuar më herët nga Marco Rubio – parashikon qartë se vetëm Kongresi mund të autorizojë një vendim të tillë nga presidenti.
“Kongresi dhe populli amerikan e dinë se ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku me aleatët”, thuhet në deklaratë.
“Le të jemi të qartë, Kongresi nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga NATO-ja. Një projektligj dypartiak që ishte hartuar nga atëbotë senatori [tani sekretari amerikan i Shtetit, Marco] Rubio, që u shndërrua në ligj parandalon çdo president që në mënyrë të njëanshme të ndërmarrë një vendim të tillë. Në vend të kësaj, ligji qartësisht thotë se vetëm Kongresi mund ta autorizojë presidentin që ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja. Kjo nuk do të ndodhë. Kongresi dhe populli amerikan e dinë se ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku me aleatët”, thanë dy senatorët përmes një deklarate.
Reagimi vjen pasi presidenti Trump deklaroi për agjencinë Reuters se po shqyrton tërheqjen nga NATO, duke e lidhur këtë mundësi me mungesën e mbështetjes nga aleatët për qëndrimet amerikane ndaj Iranit. Në një intervistë për Telegraph, ai e cilësoi aleancën si “tigër prej letre”.
Në të njëjtën kohë, Shaheen dhe Tillis kujtuan se NATO aktivizoi nenin e mbrojtjes kolektive pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe se mijëra ushtarë aleatë humbën jetën në misione të përbashkëta në Afganistan.
Mbështetje për aleancën shprehën edhe senatorët Chris Coons dhe Mitch McConnell, të cilët theksuan se një NATO e fortë dhe e bashkuar rrit sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, çdo vendim për tërheqjen e SHBA-së nga NATO kërkon mbështetjen e dy të tretave të Senatit.
Deklaratat e presidentit vijnë në një kontekst tensionesh të rritura ndërkombëtare, ndërsa raportime mediatike kanë sugjeruar se disa vende aleate, përfshirë Spanjën dhe Italinë, nuk kanë lejuar përdorimin e bazave të tyre ajrore për operacione ushtarake amerikane në Iran.
Amerikanet te forcojne e permiresojne ligjet e te mos lejojne kafshe, paedofile, imorale e batakcinj, injorante, te shitur, te vete vendosin per fatet e Amerikes e Botes. Vetem ligji te mbizoteroje kudo, qofte per vendet e vogla e te medha e duke filluar qe te qeliza baze e shoqerise individi e familja, qe te qeliza baze e pushtetit politik, bizneset poshteruese te skllaverimit te njerezimit e deri te majat e piramidave, bankat. Sot i kerkohet cdo individi te justifikoje deri ne qindarken e fundit si e ka fituar dhe e shpenzon, bukur. Por majave te piramidave oligarke e shteterore nuk u kerkohet llogari e tallin bythen me sklleverit, sidomos me Stockxchange. Barbarizmi ka si produkt barbarizmin revoltues qe quhet REVOLUCION, kjo eshte historia e njerezimit. Marrim psh. tregun e lire (free market) u eksportua prodhimi Perendimit industrial ne Kine e pasi e rriti pordhen Kina u cvendos ne Indi, Bangladesh, Pakistan, Malajzi, Vietnam ku prape po rritet pordha. Per te krijuar tregje te lira pune bombardohen e shkaterrohen shtete te tjera qe te shperngulen atje fabrikat me cmime me konkuruese. Dmth, shkaterro, nderto e fito. Si ka mnundesi qe nje pale kepuce atletile Nike prodhohet me $10 e perfundon ne tregun European $150-