Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi pas bombardimit të një ure kabllore në Iranin qendror, duke deklaruar se sulmet ndaj infrastrukturës civile nuk do të ndikojnë në qëndrimin e vendit.
Në një postim publik, ai theksoi se objektiva të tillë, përfshirë edhe ura ende të papërfunduara, nuk mund të detyrojnë popullin iranian të dorëzohet. Sipas tij, këto veprime tregojnë dobësi dhe jo forcë nga ana e kundërshtarit.
Araqchi shtoi se dëmet në infrastrukturë janë të rikuperueshme dhe se objektet e goditura do të rindërtohen më të forta. Ai argumentoi se pasoja më e rëndë e këtyre sulmeve lidhet me dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara.
Deklarata vjen në një moment rritjeje të tensioneve në rajon dhe pas raportimeve për goditje ndaj objekteve strategjike brenda territorit iranian.
Lini një Përgjigje