TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2025, 12:08

"Sapo e qëllove o idiot i mallkuar"/ Trazirat në Los Angeles, gazetarja goditet me plumb nga policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Sapo e qëllove o idiot i mallkuar"/  Trazirat në Los
Lauren Tomasi

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos.

“Pas orësh pritjeje, situata ka dalë jashtë kontrollit. Oficerët e LAPD po lëvizin, duke qëlluar me plumba gome, duke i shtyrë protestuesit jashtë zemrës së Los Angeles”, dëgjohet të thotë Tomas.

Në atë moment kamera kthehet majtas dhe njëri nga personat e armatosur shihet duke qëlluar me një plumb plastik gazetaren në këmbë.


“Sapo e qëllove gazetarin, o idiot i mallkuar“, dëgjohet të thotë një zë i panjohur, ndërsa Lauren bërtet dhe transmetimi i drejtpërdrejtë ndërpritet.

 

lauren tomasi la

Lini një Përgjigje