TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shkurt 2025, 11:50

Sa e madhe është Gaza që Trump kërkon t'a shesë si pasuri të paluajtshme?

Shkruar nga Pamfleti
Sa e madhe është Gaza që Trump kërkon t'a shesë si
Foto ilustrim

Gaza është “shtëpi” për 2.1 milionë banorë, por është vetëm 41 km i gjatë nga veriu në jug dhe 10km i gjerë.

Për shkak të numrit të lartë të popullsisë, për metër katror, është një nga vendet me dendësi më të madhe të popullsisë në botë.

Sa e madhe është Gaza që Trump kërkon t'a shesë si

Problemi aktualisht qëndron edhe në ndërtesat e prishura. Shumica e shtëpive janë shkatërruar për shkak të luftës 15-mujore, ka mungesë rendi, higjiene, uji, shkurt mungojnë kushtet optimale për të jetuar.

Trump është zotuar se Amerika do të marrë përsipër shndërrimin e Gazës dhe do ta zotërojë atë.

Deklarata e presidentit amerikan bëri bujë dje, teksa tha se banorët e Gazës duhet të shpërngulen nga atje, pasi nuk jetohet në ato kushte.

Ishte Marco Rubio, Sekretari i SHBA, që sqaroi se Trump e kishte fjalën për t`u shpërngulur vetëm përkohësisht, derisa vendi të bëhet më i jetueshëm.

Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të shtyjë para planin e tij për të marrë në pronësi Rripin e Gazës nga Izraeli. Përmes një statusi në rrjetin e tij social, ai thotë se marrja nën kontroll e enklavës palestineze nga SHBA-të do të ndodhë pas përfundimit të luftimeve.

“Palestinezët, njerëz si Chuck Schumer, do të ishin zhvendosur tashmë në komunitete më të bukura dhe të sigurta, me shtëpi të reja dhe moderne në rajon”, shkruan Trump, duke shtuar se ky do të ishte një shans për ta për të qenë të lumtur, sigurisë dhe të lirë.

Presidenti konfirmon se Shtetet e Bashkuara po punojnë me ekipe të ndryshme nga e mbarë bota për të hartuar me kujdes planin e rindërtimit.

“Do të jetë një nga zhvillimet më madhështore dhe spektakolare të atij lloji në botë”, vijon Trump. Në fund konfirmon se për të zbatuar këtë projekt nuk do të jetë e nevojshme angazhimi i ushtarëve amerikanë. “Stabiliteti në rajon do të mbretërojë”, e mbyll postimin kreu i Shtëpisë së Bardhë.

sa e madhe është gaza

Lini një Përgjigje