
Tre persona mbetën të vrarë dhe 13 prej tyre u plagosën pas sulmit me raketë nga Rusia në qytetin jugor të Odesa gjatë natës.
Rusia lëshoi katër raketa lundrimi Kalibr në qytet. Komanda Jugore e Ukrainës në një postim në Facebook, njoftoi se dy nga raketat u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Një nga raketat goditi magazinën e një pikë shitjeje me pakicë, e cila shkaktoi një zjarr të madh dhe humbën jetën tre nga punonjësit e magazinës. Ndërsa shtatë persona u plagosën.
Sipas vlerësimeve paraprake, mbetjet e raketave dëmtuan gjithashtu një qendër biznesi, një institucion arsimor, një kompleks banimi dhe dyqane në qendër të qytetit, duke plagosur gjashtë persona.
Gjithashtu, u bë me dije se mund të ketë ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.
Lini një Përgjigje