
Ukraina duket se ka zbrazur rezervat e armëve në mbarë vendet të cilat e kanë furnizuar atë për më shumë se një vit. Sipas asaj që raportohet, Mbretëria e Bashkuar aktualisht ndodhet në një ngërç, pasi nuk ka aftësinë e prodhimit dhe zinxhirët e nevojshëm të furnizimit për të prodhuar armët e nevojshme për të përballuar nevojat e saj dhe të Ukrainës.
Kështu u shpreh ministri britanik i Shtetit për Forcat e Armatosura, James Heappey i cili theksoi më tej se në vizitat e bërë kohët e fundit, ka parë një zvogëlim të rezervave globale.
“Është problem në Mbretërinë e Bashkuar. Unë nuk mendoj se kjo është një surprizë për askënd, por unë mendoj se kolektivisht rreth komunitetit të donatorëve mu të gjejmë armë për Ukrainën. Është gjithashtu e vërtetë që pas 18 muajsh që unë dhe kolegët e mi udhëtuam nëpër botë duke blerë të gjitha këto gjëra, rezervat globale janë zvogëluar. Është një kohë e mirë për t'u futur në industrinë e mbrojtjes dhe kompanitë e mbrojtjes me bazë në Mbretërinë e Bashkuar po i përgjigjen qartë sinjalit të kërkesës ashtu siç do ta prisnit", tha ai.
Lini një Përgjigje