
Shtatë persona, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, mbetën të vrarë nga një raketë ruse pasi goditi një teatër në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, mëngjesin e sotëm.
Mes 144 personave të plagosur ishin pesëmbëdhjetë fëmijë, njoftoi tha policia. Ndërsa 25 të plagosur u dërguan në spital. Mes viktimave kishte njerëz që kishin festuar një festë të krishterë ortodokse në kishë.
Një shesh kryesor dhe një ndërtesë universiteti u dëmtuan gjithashtu gjatë sulmit.
OKB-ja e quajti atë “të neveritshme”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua për një përgjigje të prerë nga ushtarët ukrainas ndaj një “sulmi terrorist”.
Lini një Përgjigje