TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2023, 22:41

Mickoski: S’i votojmë ndryshimet kushtetuese, të shkojmë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Mickoski: S’i votojmë ndryshimet kushtetuese, të shkojmë

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje të shtunën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke thënë se ato janë “rrugëdalja e vetme” e Maqedonisë së Veriut nga kriza e thellë politike.

Ai bëri këto komente vetëm një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e mbylli debatin për ndryshimet kushtetuese, por pa hedhjen e tyre në votim pasi shumica parlamentare nuk i kishte votat e nevojshme prej dy të tretave.

Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për procesin e integrimit evropian dhe kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me “propozimin francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë.

“Nuk ka çmim me të cilin do t'i pranonim këto ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar. Për këtë çështje nuk duhet humbur asnjë sekondë. E vetmja rrugëdalje e arsyeshme nga situata tani janë zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski më 19 gusht në një konferencë për media në Shkup.

Lini një Përgjigje