
Mëngjesin e sotëm, tre raketa kanë goditur vendlindjen e presidentit Vlodymyr Zelensky, qytetin Kryvyi Rih.
Kryebashkiaku Oleksandr Vilkul ka thënë se ndërmarrjet “nuk kishin të bënin me ushtrinë” dhe si pasojë e sulmit është plagosur një 38-vjeçar.
Mediat e huaja shkruajnë se në sulmin e të martës kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur.
Kujtojmë se, Odesa u sulmua sot pas sulmeve që lanë pas 3 viktima një ditë më parë. Autoritetet thonë se mbrojtja ajrore rrëzoi të 18 dronët rusë që iu afruan rajonit.
Duket se Rusia ka rifilluar sulmet e saj në qytetet e populluara prapa vijës së frontit, pas sulmeve më pak të shpeshta kur Ukraina vendosi t’i përgjigjet sulmit të Rusisë.
Lini një Përgjigje