TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2023, 08:41

Kritikoi Putinin, dënohet me burg bashkëpunëtorja e Navalnyt

Shkruar nga Pamfleti

Kritikoi Putinin, dënohet me burg bashkëpunëtorja e Navalnyt

Lilia Chanysheva, bashkëpunëtorja e kritikut të Kremlinit,  Alexei Navalny, është dënuar me shtatë vite e gjysmë burg.

Mediat e huaja raportojnë se Lilia u shpall fajtore për “thirrje për ekstremizëm, formimin e një grupi ekstremist dhe themelimin e një organizate që shkel të drejtat e njeriut.

Përveç dënimit me burg, ajo u gjobit me 400,000 rubla (rreth 4000 euro). Gjyqi i saj u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa Chanysheva ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Ndërsa Navalny po përballet me një gjyq të ri me akuza për ekstremizëm që mund ta dënohet për vite të tëra. Javën e ardhshme, ai do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, në lindje të Moskës. Alexei po vuan dy dënime të ndryshme.

Kujtojmë se, Navalny u arrestua në janar të vitit 2021 i akuzuar për korrupsionin zyrtar dhe organizim protestash kundër Kremlinit.

putin denim lila chanysheva

Lini një Përgjigje