TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2023, 09:02

Erdogan kusht Suedisë: Nuk ka anëtarësim në NATO nëse nuk godisni terroristët

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan kusht Suedisë: Nuk ka anëtarësim në NATO nëse

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka ngritur akuza ndaj Stokholm se nuk po zbaton si duhet ligjin e tij të ri anti-terror për të goditur veprimet e separatistëve kurdë, që Ankaraja i quan “terroristë”.

Ai u shpreh se Suedia nuk mund të presë miratimin nga Turqia për anëtarësimin e saj në NATO përpara samitit të aleancës Atlantike.

“Ankaraja ‘nuk mund t’i qaset pozitivisht’ kërkesës së Suedisë për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut kur “terroristët” po protestojnë në rrugët e Stokholmit” tha Erdogan.

Samiti vjetor i NATO-s do të mbahet në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik.

Reagimi i Erdogan erdhi disa orë përpara se zyrtarët suedezë, finlandezë dhe të NATO-s të planifikonin zhvillimin e bisedimeve me homologët turq në Ankara.

Erdogan, tha gjithashtu se pala suedeze nuk duhet të presë ndryshim në qëndrimin turk përpara samitit.

Kujtojmë se, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh ditën e djeshme se në Bruksel është bërë progres në kontaktet në Ankara dhe se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë konstruktive.

Madje ai u shpreh se do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë që anëtarësimi i Suedisë në NATO të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

erdogan suedi nato

Lini një Përgjigje