TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2023, 17:36

Rusia kërkon paqe me Ukrainën? Lavrov: Kievi nuk pranon të negociojë

Shkruar nga Pamfleti
Rusia kërkon paqe me Ukrainën? Lavrov: Kievi nuk pranon të
Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në një intervistë tha se presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky nuk ka dëshirë për paqe dhe t’i jap fund luftës.

"Regjimi i Zelenskyt nuk ka vullnet për paqe. Përfaqësuesit e tij po mendojnë brenda kushteve të luftës, duke iu drejtuar retorikës mjaft agresive. Çdo ndërprerje e luftimeve është jashtë diskutimit nga ana e tyre. Negociatat e ofruara nga Rusia më 30 shtator 2022, janë ende në fuqi, por nuk pranohen nga Zelensky", tha diplomati i lartë rus.

Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar vazhdimisht se pala ruse nuk ka refuzuar kurrë asnjë bisedë paqeje me Ukrainën. Udhëheqësi rus vuri në dukje se Ukraina njoftoi publikisht largimin nga procesi i negociatave në pranverën e vitit 2022.

Lavrov tha se sa më shumë që Kievi të shtyjë negociatat, aq më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshjeje. Sipas ministrit të Jashtëm rus, hapi i parë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të zhbllokimi i negociatave nga Zelensky me Moskën. /TASS

rusia ukraina

Lini një Përgjigje