
Zëdhënësia e Kremlinit, Maria Zakharova deklaroi se ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë është e hapur për kontakte të vazhdueshme me Departamentin Amerikan të Shtetit mbi një takim të mundshëm midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
“Ministria ruse e Punëve të Jashtme, nga ana e saj, është e hapur për kontakte të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në përmbushje të marrëveshjeve të arritura gjatë bisedës telefonike midis presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së më 16 tetor”, u tha Zakharova gazetarëve sot.
Ajo shtoi se ministria e jashtme pret që administrata Trump të vazhdojë të ndajë “konsideratat dhe motivet” e saj në lidhje me “hapat që po ndërmerren” drejt një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë, atë që ajo e përshkroi si një zgjidhje ukrainase.
Trump njoftoi dje anulimin e një takimi të parashikuar midis tij dhe Putinit në Budapest. Presidenti amerikan sugjeroi se kjo mund të jetë një “humbje kohe” për momentin. Megjithatë, administrata e tij duket se e ka lënë derën hapur për mundësinë e një takimi të mëtejshëm, pavarësisht se mbrëmë vendosi sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës.
Lini një Përgjigje