TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2024, 14:41

Rusia breshëri dronësh ndaj Ukrainës, në shënjestër edhe Parlamenti

Shkruar nga Pamfleti

Rusia breshëri dronësh ndaj Ukrainës, në

Rusia ka sulmuar Ukrainën gjatë natës, duke lëshuar në total 67 dronë Shahed me rreze të gjatë. Në një njoftim të forcave të mbrojtjes ajrore 58 prej tyre u rrëzuan ndërsa njësitë mbrojtëse ishin vënë në veprim në 11 rajone rreth Ukrainës. Mbetje të dronëve u zbuluan pranë godinës së parlamentit në kryeqytetin Kiev.

Raketat ose dronët rusë, rrallë depërtojnë kaq thellë në kryeqytetin që mbrohet nga një rrjet sistemesh mbrojtëse, të epokës sovjetike dhe perëndimore. Zona në kodër ku gjendet selia qeveritare në qendër të qytetit është ndoshta më e mbrojtura në Ukrainë dhe në të gjenden gjithashtu zyrat e presidentit, kabinetit dhe bankës qendrore.

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në Kiev, pak pas orës 3 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa banorët u zgjuan të terrorizuar. Teksa Moska ka intensifikuar sulmet kundër Ukrainës, Zelensky përsëriti thirrjen ndaj aleatëve për t’i lejuar të përdorin raketat me rreze të gjatë ndaj territorit rus.

Por Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha pas një takimi me ministrat e tjerë mbrojtjes dhe Zelensky-n në bazën ajrore gjermane të Ramstein, se përdorimi i raketave me rreze të gjatë nuk do të ndryshonte trajektoren e luftës.

“E kemi thënë gjithmonë se diçka e tillë nuk do të ishte vendimtare në luftë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për tanket, apo për kapacitete të tjera çdo herë, dhe theksojmë se nuk do të mjaftonte vetëm një gjë, por një ndërthurje e aftësive, dhe mënyra se si ato do të integrohen për të arritur objektivët”, deklaroi Lloyd Austin.

Pas ndalesës në Gjermani, Zelensky vizitoi Italinë ku mori garancinë nga kryeministrja Giorgia Meloni se mbështetja e vendit ndaj Kievit, është e palëkundur. 

 

Lini një Përgjigje