
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka denoncuar vrasjen e aktivistes turko-amerikan në Bregun Perëndimor dhe ka kritikuar atë që ai e ka cilësuar si inkursionin vdekjeprurës 10-ditor të Izraelit.
“Dënoj ndërhyrjen barbare të Izraelit kundër një demonstrate kundër okupimit në Bregun Perëndimor dhe lutem për mëshirën e Zotit për shtetasen tonë Aysenur Ezgi Eygi , e cila humbi jetën në sulm”, shkroi ai në X.
Ministria e Jashtme e Turqisë denoncoi gjithashtu vrasjen me anë të një deklarate zyrtare, teksa akuzoi Netanyahun se po tenton të frikësojë ata që ndihmojnë palestinezët.
“Ne e dënojmë këtë vrasje të kryer nga qeveria Netanyahu. Izraeli po përpiqet të frikësojë ata që u vijnë në ndihmë palestinezëve dhe ata që janë të përfshirë në luftë paqësore kundër gjenocidit. Kjo politikë e dhunës nuk do të ketë sukses”, thuhej në reagim.
Ministria shtoi se liderët izraelitë në mënyrë të pashmangshme do të mbahen përgjegjës përpara gjykatave ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje