TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2024, 22:17

Mbi 40 mijë të vrarë në Gaza, OKB: Situata humanitare është përtej katastrofës

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 40 mijë të vrarë në Gaza, OKB: Situata humanitare

Në Gaza, një sulm i fundit ndaj tendave të kampit Deir al Balah vrau 4 persona dhe plagosi 2 fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi ka deklaruar se numri i viktimave që nga fillimi i konfliktit ka kaluar 40 mijë.

OKB e cilëson situatën humanitare në Gaza si “përtej katastrofës”, me mbi 1 milion palestinezë që nuk kanë marrë racionet me ushqim gjatë gushtit.

Ndërkohë, në jug të Gazës ka nisur vaksinimi kundër poliomielitit pasi punonjësit e shëndetësisë përfunduan fazën e parë të fushatës në zonat qendrore të territorit.

“Poliomieliti është çrrënjosur nga të gjitha vendet e botës përveç Afganistanit dhe Pakistanit. Ndaj rikthimi i tij pas 25 vitesh pa asnjë rast në territorin palestinez ka sjellë shumë shqetësim në komunitetin e shëndetit publik dhe tek OBSH-ja gjithashtu, sidomos për fëmijët që mund të mbeten të paralizuar”,- Hanan Balkhy, drejtor rajonal i OBSH-së.

Banorët e Gazës mbeten tej mase të cenueshëm nga sëmundjet infektive, pasi niveli i shkatërrimit të infrastrukturës së territorit i ka lënë komplekset shëndetësore në nevojë për medikamente dhe pajisje mjekësore.

40 mije te vrare okb gaza katastrofe

Lini një Përgjigje