TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2024, 21:31

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini dhe dy kampe të tjera të refugjatëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pas më shumë se një javë që kur ushtria kreu një operacion ushtarak, që la të vrarë dhjetëra persona.

Izraeli thotë se bastisjet në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor synojnë shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve. Ndërsa palestinezët druajnë për një zgjerim të luftës në Gazë.

Gjatë operacionit, zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se kanë shënjestruar militantët në kampin e refugjatëve në Xhenin, Tulkarem dhe Al-Fara, teksa sulmet ndaj civilëve izraelitë së fundi, sipas ushtrisë, janë rritur dhe janë bërë më vdekjeprurëse.

Trupat u tërhoqën nga kampi Tulkarem, dhe u larguan nga Al-Fara. Por, në njoftimin e ushtrisë izraelite u tha se operacioni nuk ka përfunduar ende.

Lini një Përgjigje