TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2024, 17:37

U emërua nga Macron, kryeministri i ri i Francës flet për sfidat: Do t’u përgjigjemi të gjitha sprovave

Shkruar nga Pamfleti

U emërua nga Macron, kryeministri i ri i Francës flet për sfidat:

Mishel Barnier ka premtuar se do t’u përgjigjet personave të “zemëruar” në fjalimin e parë si kryeministër i Francës.

Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të detyrës me paraardhësin Gabriel Atal, Barnier tha se roli i tij i ri do të fokusohet në riparimin e problemeve që shkaktojnë zemërim mes votuesve francezë.

“Do t’u përgjigjemi me sa të kemi mundësi sfidave, zemërimit për të cilin ju folët, vuajtjeve, ndjesisë së të qenurit i braktisur, padrejtësive që ndodhin në qytetet tona, në lagjet tona dhe në fshatrat tona,” –thotë kryeministri francez.

Presidenti Emmanuel Macron e emëroi Barnier si kryeministër të Francës ditën e enjte, me shpresën se politikani veteran mund të punojë me legjislaturën e përçarë të vendit.

Caktimi i tij i dha fund periudhës 50-ditore të qeverisjes me një kryeministër në detyrë. Tani ai do të përballet me detyrën e vështirë të negocimit me parlamentin thellësisht të përçarë që doli nga zgjedhjet e parakohshme të qershorit.

“Me Michel Barnier si kryeministër, presidenti mbetet qartazi në pushtet. Ai nuk sfidohet nga ky kryeministër. Qasja e moderuar dhe pajtuese e këtij kryeministri janë një plus për të,” –shprehet Dominique Moisi, analist politik.

Barnier është një veteran besnik i partisë që së fundmi u riemërua si Republikanët e Djathtë dhe ka një karrierë të gjatë politike në Francë dhe BE.

Ai ka shërbyer dy herë si komisioner evropian dhe në periudhën 2016-2021 ka qenë negociator në procesin e Brexit. Tani atij i duhet të kalojë votëbesimin në Asamblenë Kombëtare.

shqiptar bande gjobevenie athine

Lini një Përgjigje