TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2023, 07:58

Rusia akuza NATO-s: I është kthyer skemave të Luftës së Ftohtë

Shkruar nga Pamfleti

Rusia akuza NATO-s: I është kthyer skemave të Luftës së

Ministria e Jashtme ruse tha se rezultatet e samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani, tregojnë se aleanca ushtarake i është kthyer përfundimisht skemave të Luftës së Ftohtë.

“Perëndimi kolektiv i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk është gati të durojë formimin e një bote shumëpolare dhe synon të mbrojë hegjemoninë me të gjitha mjetet e disponueshme, përfshirë ato ushtarake”, njoftoi ministria në një deklaratë.

“Përpjekjet e NATO-s për të mbuluar aspiratat dhe veprimet e tyre agresive me Kartën e OKB-së nuk qëndrojnë para shqyrtimit. Aleanca dhe organizata botërore nuk kanë asgjë të përbashkët”, thuhet më tej.

Në të njëjtën deklaratë, Ministria e Jashtme tha se Moska do të analizojë me kujdes rezultatet e samitit në Vilnius dhe do të përgjigjet në kohën e duhur duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat që kemi në dispozicion.

Ministria tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë të forcojë sistemin e saj ushtarak dhe të mbrojtjes.

rusia nato lufte e ftohte

Lini një Përgjigje