TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2023, 07:16

E rëndë/ Refuzoi t’i jepte për të pirë, kryebashkiaku kroat rreh brutalisht pronaren e lokalit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë/ Refuzoi t’i jepte për të pirë,

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Kroaci. Iva Milka Kramariq, pronare e një kafeneje në Severin, në veri të Kroacisë, pretendon se fundjavën e kaluar është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës Zharko Zhgela.

Bëhet fjalë për një komunë të vogël në qarkun Bjelovar-Bilogora me pothuajse 700 banorë, raporton jutarnjilist.

“Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi. Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë”, tha Kramariq.

Ngjarja ka ndodhur pasi ‘shefit’ i është refuzuar pirja sepse ishte dukshëm i dehur.

“Pasi e largova nga vetja, shefi më bërtiti dhe më shau. ‘A e dini kush jam, ky është fshati im’. Më ka goditur disa herë, herë me grusht, herë me shuplaka”, kujton Kramariq.
Policia kroate ka njoftuar se është duke u zhvilluar një hetim penal. Zhgela e mohoi prerazi përfshirjen, por ndërkohë dha dorëheqje nga partia HDZ, e cila e dënoi ashpër këtë veprim të tij.

Lini një Përgjigje