Kryeministri Viktor Orbán ka pranuar humbjen në zgjedhjet e së dielës, duke i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka përshëndetur fitoren që e cilësoi “të lavdishme” të Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke e konsideruar atë një moment të rëndësishëm për unitetin evropian.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Tusk deklaroi: “Hungaria, Polonia, Evropa të bashkuara përsëri! Fitore e lavdishme, të dashur miq!”, ndërsa shtoi edhe shprehjen në gjuhën hungareze “Ruszkik haza!” (“Rusë, shkoni në shtëpi!”), duke sinjalizuar qëndrimin e tij kundër ndikimit rus në rajon.
Hungary ???????? Poland ???????? Europe ????????
— Donald Tusk (@donaldtusk) April 12, 2026
Back together! Glorious victory, dear friends! Ruszkik haza!
Fitorja e Magyar vjen përballë kryeministrit në largim, Viktor Orbán, i njohur për politikat e tij nacionaliste dhe për marrëdhëniet e afërta me Moskën. Tusk e kritikoi ashpër këtë afërsi, duke nënvizuar nevojën për një orientim më të fortë drejt Bashkimit Evropian.
Rezultati i zgjedhjeve shihet si një ndryshim i mundshëm në drejtimin politik të Hungarisë, duke hapur rrugën për një qasje më pro-evropiane dhe një distancim nga ndikimi rus në politikën e saj të jashtme.
Kryeministri Viktor Orbán ka pranuar humbjen në zgjedhjet e së dielës, duke i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar. Në një fjalim para mbështetësve, ai e quajti rezultatin “të qartë dhe të dhimbshëm” dhe falënderoi rreth 2.5 milion votuesit që votuan për partinë e tij Fidesz.
Siç shkruan BBC, Orbán u zotua se do të “rindërtojë komunitetet” dhe theksoi se “ne kurrë nuk dorëzohemi”.
Ndërkohë, opozita e udhëhequr ish aleati i Orban, nga Péter Magyarka shënuar një fitore dërrmuese. Me rreth 60% të votave të numëruara, partia e tij Tisza pritet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në parlament, duke i dhënë mundësinë të ndryshojë strukturat kryesore të pushtetit të Orbán-it.
Magyar konfirmoi se ka marrë një telefonatë nga Orbán, i cili e ka uruar për fitoren. Ky zhvillim shënon një pikë kthese të madhe për Hungarinë dhe pritet të ketë jehonë në mbarë Evropën dhe më gjerë.
Sjellim ndërmend se këto zgjedhje patën një pjesëmarrje rekord dhe u panë si vendimtare për të ardhmen e Hungarisë dhe Evropës.
Humbja e Orbán është një goditje edhe për aleatët e tij të afërt, Vladimir Putin dhe Donald Trump.
Fitore per LGBT-te!