TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Maj 2024, 10:16

Rrihet për vdekje në Beograd vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje Hercegovinës

Shkruar nga Pamfleti

Rrihet për vdekje në Beograd vëllai i nënkryetarit të

Gjorgje Mijatoviç, vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje Hercegovinës, Vojin Mijatoviç, ka vdekur ditën e djeshme në Beograd. Siç raportojnë mediat serbe, 40-vjeçari është rrahur për vdekje në një park të kryeqytetit në Vozhdovac.

Mijatovic u sulmua nga dy të rinj, të cilët janë në kërkim nga policia. Mësohet se Mijatovivç ka qenë me djalin e tij në parkun e fëmijëve, i cili është ankuar tek i ati se po e ngacmonin dy të rinj.

Më pas Mijatoviç ka shkuar drejt tyre, të cilët më pas e dhunuan. 40-vjeçari shkoi në spital pa shenja jete, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Vëllai i Gjorgje Mijatoviç, Vojini është nënkryetar i qeverisë federale të Bosnje Hercegovinës dhe njëkohësisht Ministër i Zhvillimit dhe Sipërmarrjes.

Lini një Përgjigje