TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2024, 22:14

Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi përplaset me një kamion dhe dy makina, humbin jetën 10 persona; plagosen 39 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi përplaset me një kamion dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Turqinë jugore, ku të paktën 10 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën.

Sipas mediave, një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë qendrore. Lajmi u konfirmua edhe nga ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya.

Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X.

Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje