TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2024, 19:59

Tensionet Athinë-Shkup, ministri i Jashtëm grek: S’mund të ketë ndryshime të njëanshme në Marrëveshjen e Prespës!

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet Athinë-Shkup, ministri i Jashtëm grek: S’mund të

Ministri i jashtëm grek Jorgos Gerapetritis ka komentuar sërish situatën me Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet dhe se nuk mund të ndryshohet nga njëra palë.

Sipas bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare që ratifikon dy parlamentet, dhe se në këtë mënyrë nuk mund të bëhen ndryshime të njëanshme.

“Bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare që ratifikuan dy parlamentet dhe kjo do të thotë se nuk mund të ndryshohet në njëanshmëri.

Edhe nëse ka vullnet nga Maqedonia e Veriut apo Greqia për ta ndryshuar njëanshëm marrëveshjen, kjo nuk mund të ndodhë.

Marrëveshja e Prespës ishte nën kryesimin e Kombeve të Bashkuara, kishte përfaqësues të OKB-së dhe kjo i jep fuqi më të madhe marrëveshjes”, tha Gerapetritis.

Teksa tensionet mes dy vendeve janë rritur tej mase, që prej krijimit të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Presidentja e re e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ndërkohë marrëveshja mes dy vendeve e ndalon. Edhe kryeministri maqedonas po ashtu ka vijuar me deklarata provokuese, ndërsa përgjigja e Greqisë ka qenë e ashpër dhe kërcënuese. Shteti grek shkoi edhe tej, duke paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se do i bllokojnë integrimin në BE.

 

Lini një Përgjigje