TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2025, 14:10

Rrëzimi i avionit amerikan me ushtarët turq, gjendet kutia e zezë; Erdogan zbulon detaje (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rrëzimi i avionit amerikan me ushtarët turq, gjendet kutia e
Rrëzimi i avionit amerikan me ushtarët turq

Autoritetet kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit të transportit ushtarak turk C-130, i cili u rrëzua në Gjeorgjinë lindore të martën.

Kjo u zbulua nga Presidenti turk Tayyip Erdogan të mërkurën, duke shtuar se hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Siç tha presidenti turk Rexhep Erdogan, një ekip prej 46 personash u dërgua nga Turqia për të kryer operacione kërkim-shpëtimi së bashku me autoritetet gjeorgjiane.


C-130 ishte nisur nga Ganja, në Afganistanin perëndimor, me destinacion Turqinë. Ai u rrëzua dje pasdite, pak pasi hyri në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë.

Mbetjet e avionit u gjetën vonë pasditen e djeshme, disa kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin.

Të 20 ushtarakët turq në bord të aeroplanit u vranë. Ky është incidenti më vdekjeprurës ushtarak në forcat e armatosura turke që nga viti 2020.

C-130 Hercules janë avionë ushtarakë amerikanë të prodhuar nga Lockheed Martin dhe kanë qenë në prodhim që nga vitet 1950. Ata janë ende shumë të popullarizuar në të gjithë botën.

Autoritetet turke dhe gjeorgjiane raportohet se kanë nisur inspektimet në vendngjarje, në komunën Signagi në qarkun Kaketi të Gjeorgjisë.

Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, por edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje.

Përmes një postimi në X, Tom Barrack, ambasador amerikan në Stamboll, shprehu solidaritetin e shtetit të tij me Turqinë pas rrëzimit të aeroplanit.

Lockheed Martin, kompania amerikane që prodhon avionin C-130 Hercules, shprehu ngushëllimet dhe deklaroi se është e përkushtuar të ndihmojë Turqinë gjatë hetimit.

rrëzimi i avionit amerikan me ushtarët turq

Lini një Përgjigje