TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2024, 07:57

Rrëzimi i Assad, OKB bën thirrje: Shmangni dhunën, e ardhmja e Sirisë të vendoset nga populli

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i Assad, OKB bën thirrje: Shmangni dhunën, e ardhmja e

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se pas 14 vitesh lufte brutale dhe rënies së një regjimi diktatorial, populli i Sirisë mund të shfrytëzojë një mundësi historike për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore.

Guterres ka bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të dhunës, duke mbrojtur të drejtat e të gjithë sirianëve.

“E ardhmja e Sirisë duhet të vendoset nga populli sirian dhe i dërguari im special do të punojë me ta për këtë qëllim. Ka shumë punë për të bërë për të siguruar një tranzicion të rregullt politik në institucionet e rivendosura. Unë përsëris thirrjen time për qetësi dhe shmangie të dhunës në këtë moment të ndjeshëm, duke mbrojtur të drejtat e të gjithë sirianëve”, tha Guterres.

Ai theksoi se imuniteti i misioneve diplomatike-konsullore dhe stafit duhet të respektohet në të gjitha rastet, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje