TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2024, 22:31

Rrëzimi i Bashar al-Assad, ushtria izraelite godet depot e armëve në Siri

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i Bashar al-Assad, ushtria izraelite godet depot e armëve

Pas rrëzimit të Bashar al-Assad, ushtria izraelite ka goditur depot e armëve dhe pozicioneve kryesore në Siri. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi një seri sulmesh ajrore izraelite në pjesën lindore të vendit.

"Izraeli ka kryer sulme ajrore kundër depove të armëve dhe pozicioneve që i përkasin regjimit të rrëzuar dhe grupeve të mbështetura nga Irani në provincën Deir Ezzor", tha për Rami Abdel Rahman, drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ai theksoi se sulmet ndaj këtyre objektivave janë rritur që kur Assad u largua nga vendi, pasi rebelët morën kryeqytetin, Damaskun.


 

Lini një Përgjigje