TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2024, 22:15

Rënia e Assad në Siri, Rusia bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e Assad në Siri, Rusia bën thirrje për mbledhje

Rusia ka bërë thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me situatën në Siri, pas rrëzimit të regjimit të presidentit Bashar al-Asad. Ky takim pritet të mbahet të hënën.

“Në lidhje me ngjarjet e fundit në Siri, pasojat e të cilave për këtë vend dhe për të gjithë rajonin ende nuk janë vlerësuar, Rusia ka kërkuar konsultime urgjente pas dyerve të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkroi në një postim në Telegram zëvendës Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Dmitry Polyansky.

Sipas TASS, Assadi dhe familja e tij morën azil politik nga Rusia për arsye humanitare.

Pati shumë spekulime mbi vendndodhjen e Asad pas raportimeve se ai ishte larguar nga Damasku përpara se rebelët të arrinin atje mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.

Rusia, një nga aleatët më të ngushtë të Asadit, konfirmoi sot se presidenti i Sirisë u largua nga vendi, por nuk tha se ku ishte apo nëse Moska i kishte dhënë strehim.

Lini një Përgjigje