TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2024, 21:31

Rrëzimi i Assad, SHBA sulmon objektivat e ISIS në Siri

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i Assad, SHBA sulmon objektivat e ISIS në Siri

Pas marrjes së Damanskut nga rebelët sirianë dhe rënies së regjimit të presidentit Bashar al-Assad, SHBA ka sulmuar objektivat e ISIS.

Sipas zyrtarëve, forcat amerikane kanë kryer dhjetëra sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Sirinë qendrore.

Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) tha se sulmet kishin për qëllim “shkundjen” e Shteti Islamik, në mënyrë që të mos përfitojë nga situata aktuale, pas rrëzimit të presidentit Bashar al Assad.

Siç njoftoi CENTCOM, bastisjet kundër kampeve të ISIS-it u bënë për të parandaluar grupin terrorist nga kryerja e operacioneve dhe dhe ISIS të mos përfitojë nga situata aktuale.

“Operacioni goditi mbi 75 objektiva duke përdorur mjete të shumta të Forcave Ajrore të SHBA, duke përfshirë B-52, F-15 dhe A-10", tha CENTCOM.

Bastisjet u zhvilluan menjëherë pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se SHBA nuk do të lejojë të krijohet një strehë e sigurt në Siri për anëtarët e organizatës terroriste.

Biden ka reaguar për herë të parë nga Shtëpia e Bardhë mbi situatën në Siri dhe rrëzimin e Bashar al Assad, i cili u shpreh se rrëzimi i regjimit të Asadit është një moment historik për popullin e Sirisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie. Është një moment i mundësisë historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Ai u zotua të mbështesë fqinjët e Sirisë, përfshi Jordaninë, Libanin, Irakun dhe Izraelin, gjatë tranzicionit të pushtetit në Siri. Biden deklaroi se SHBA-të do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri për t’i ndihmuar ata të shfrytëzojnë një mundësi për të menaxhuar rreziqet.

Kujtojmë se mediat ruse raportuan se Presidenti sirian, Bashar al-Assad dhe familja e tij mbërritën në Rusi dhe kanë përfituar azil politik.

Lini një Përgjigje