TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2024, 14:20

Rënia e Assad, Gjermania ngrin procedurat e azilit për qytetarët sirianë

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e Assad, Gjermania ngrin procedurat e azilit për qytetarët

Procedurat për dhënien e azilit shtetasve nga Siria nga Agjencia Gjermane e Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF) janë pezulluar me vendim të qeverisë gjermane.

Kjo për faktin se situata në Siri është konfuze, prandaj është e vështirë të nxirret një përfundim për të ardhmen politike të vendit.

Sipas autoritetit gjerman të migracionit, 47.270 kërkesa për azil nga sirianë nuk janë vlerësuar ende. Për këtë arsye, BAMF ka vendosur të ngrijë përkohësisht të gjitha procedurat e azilit nga Siria.

Tashmë ka nisur debati politik për menaxhimin e të ardhurve sirianë në Gjermani. Politikanët e Partisë Demokristiane, CDU kanë mbrojtur kthimin e sirianëve në vendin e tyre. Ndërsa politikanët nga të Gjelbërit dhe Partia Social Demokrate, SPD, kanë bërë thirrje për kujdes për shkak të situatës së paqartë në Siri.

Lini një Përgjigje