TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2024, 14:08

Rënia e Assadit, rebelët grabisin Bankën Qendrore të Sirisë; qytetarët dalin në rrugë me thasë me para (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rënia e Assadit, rebelët grabisin Bankën Qendrore të
Rebelët grabisin Bankën Qendrore të Sirisë

Pas rënies së regjimit të presidentit Bashar al Assad dhe ikjes së tij në Rusi, forcat rebele kanë grabitur Bankën Qendrore të Sirisë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shohim se disa prej tyre dalin në rrugë me thasë me para.

Regjimi diktatorial i Assad u rrëzua ditën e djeshme (8 dhjetor 2024) pas një ofensive të rrufeshme nga forcat rebele.

Teksa rrugëve dhe shesheve të Damaskut u panë qindra banorë dhe rebelë duke festuar sëbashku, kishte edhe nga ata që shfrytëzuan rënien e autoritetit shtetëror për të grabitur.

Këto filmime tregojnë dhjetëra automjete luksoze të familjes Asad të rëna në duart e qytetarëve.

Rebelët po lirojnë masivisht të burgosurit nga burgu famëkeq ushtarak nëntokësor i Sednajasë, ku dyshohet se janë bërë masakra me të burgosurit e ku janë ekzekutuar mbi 30 mijë persona nga 2021-shi, kryesisht pjesëmarrës në revolta. Pamjet tregojnë se aty kishte edhe fëmijë.

Aq të izoluar ishin të burgosurit, sa nuk e kuptonin ç'po ndodhte dhe besonin se militantët ishin ushtarë të Asadit që po shkonin t’i ekzekutonin. Rënia e regjimit bëri që mijëra sirianë të larguar gjatë Pranverës Arabe të dynden në kufijtë e vendit, fillimisht nga Turqia, duke krijuar radhë kilometrike me automjete.

Ndërsa ushtria izraelite nisi gjatë natës një fushatë bombardimesh të ashpra të depove të armëve kimike nga frika se në Siri mund të instalohet një regjim i ri ekstremist.

 

rebelët grabisin bankën qendrore të sirisë bashar al assad

Lini një Përgjigje