TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2024, 12:51

Dodik shtrohet me urgjencë në spital në Beograd, Vuçiç i qëndron 'te koka' mikut të tij

Shkruar nga Pamfleti
Dodik shtrohet me urgjencë në spital në Beograd,
Milorad Dodik dhe Vuçiç

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik, i njohur për qëndrimet e tij të forta pro-ruse, është shtruar të dielën në një spital në Beograd për shkak të dhimbjeve akute.

Sipas diagnozës së parë, Dodik pritet t’i nënshtrohet një operacioni në ezofag dhe stomak pas përgatitjeve të nevojshme mjekësore.

Lajmi u bë i ditur nga kabineti i Presidentit të RS-së, ku përmes një komunikate zyrtare u konfirmua se Dodik është shtruar në spital për kujdes të mëtejshëm mjekësor, pas kontrolleve të kryera.

“Sipas diagnozës së parë, pas përgatitjeve të nevojshme do të bëhet një operacion në ezofagun dhe stomakun e presidentit Dodik. Publiku do të informohet me kohë për gjendjen shëndetësore të Presidentit të RS-së”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Dodik u vizitua në spital nga miku i tij presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

 

dodik vuçiç

Lini një Përgjigje