TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2024, 11:55

Shpërthim në një rafineri nafte në Itali, dy të vdekur dhe 9 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në një rafineri nafte në Itali, dy të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një rafineri nafte të kompanisë Eni në Calenzano të Firences.

Reja e tymit ka përfshirë zonën dhe mund të shihet dhe në disa komuna pranë saj.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, teksa raportohet për të dy të vdekur nga shpërthimi.

Autoritetet nuk bëjnë me dije se përse ka ndodhur ky shpërthim, teksa ju kërkohet banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbajnë dritaret mbyllur.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet zjarri dhe tymi i zi që errëson qiellin.

Në zonën e prekur nga shpërthimi, përveç tymit, ka një erë të fortë për shkak të djegies së hidrokarbureve, aq sa të pranishmëve u shpërndahen maska ​​për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes.

Mbrojtja Civile Metropolitane është gjithashtu e pranishme në vend me asistencë të avancuar mjekësore. Zona është e mbyllur për qarkullimin e mjeteve.

Shpërthim në një rafineri nafte në Itali, dy të vdekur

Lini një Përgjigje