TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2024, 10:40

Rënia e Bashar al-Assad, ambasade siriane në Moskë vendos flamurin e rebelëve 

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e Bashar al-Assad, ambasade siriane në Moskë vendos

Pas rënies së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad dhe largimit të tij në Moskë, ambasada siriane në Moskë ka vendosur në ndërtesën e saj flamurin e forcave rebele. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Tass.

Më parë, flamuri i Republikës Arabe Siriane, një simbol i regjimit të Bashar al Asadit, u hoq nga ndërtesa e ambasadës pasi rebelët xhihadistë të opozitës morën pushtetin në vend.

Qeveria e Presidentit sirian Bashar al Assad ra të dielën (8 dhjetor) përballë një sulmi të rrufeshëm të kryengritësve që morën kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask. Ushtria hodhi në rrugë uniformat e dorëzoi qytetin duke braktisur aeroportin. Rebelët hynë dhe në pallatin presidencial të Bashar al-Assad.

Ky i fundit u largua drejt Rusisë, ku sipas mediave bashkë me familjen e tij i është dhënë azil. Qeveritë ndërkombëtare përshëndetën fundin e qeverisë autokratike të Asadëve, teksa thanë se do të punojnë për stabilitet në Siri dhe rajonin përreth.

Renia e pushtetit të Assad

Hafez al-Assad sundoi Sirinë nga viti 1971, deri në vdekjen e tij në vitin 2000, duke krijuar një regjim brutal dhe vrasës përpara se djali i tij Bashar, të vinte në pushtet. Forcat opozitare nuk kishin hyrë në Damask që nga viti 2018, kur trupat siriane rimorën zonat në periferi të kryeqytetit pas një rrethimi shumëvjeçar.

Ofensiva e befasishme e kryengritësve sirianë filloi më 27 nëntor nën drejtimin e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, gjatë së cilës persona të armatosur pushtuan qytetin verior të Aleppos, më i madhi i Sirisë, dhe qytetin qendror Hama, qyteti i katërt më i madh i vendit.

 

Lini një Përgjigje