TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2024, 08:24

Trump nominon avokaten e tij këshilltare në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti
Trump nominon avokaten e tij këshilltare në Shtëpinë e
Alina Habba

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump ka emëruar avokaten Alina Habba si këshilltare të Shtëpisë së Bardhë.

Në një reagim në rrjetin social “Truth”, Trump e cilësoi Habba si "një avokatë të palodhur për drejtësinë, një mbrojtësë të ashpër të shtetit ligjor dhe një këshilltarë të vlefshëm për ekipin e fushatës dhe tranzicionit".

Habba së fundmi sulmoi Joe Biden për faljen e djalit të tij Hunter. Avokatja përfaqësoi Trump në disa procese kundër tij, duke përfshirë atë për ngacmim seksual dhe shpifje kundër gazetares dhe shkrimtares Jean Carroll.

Ish-zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare në administratën e parë të Trump, Michael Antonm do të jetë në vend drejtori i planifikimit të politikave në Departamentin e Shtetit.

"Michael ka përvojë të gjerë në qeveri, sektorin privat dhe akademinë. Ai ka shpenzuar tetë vitet e fundit duke shpjeguar se çfarë do të thotë në të vërtetë një politikë e jashtme America First," shkroi Trump.

donald trump shtepia e bardhe

Lini një Përgjigje