TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2024, 14:09

Arratisja e Bashar al-Assad nga Siria, Kremlini: Azilin në Rusi ia dha personalisht Putin!

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Bashar al-Assad nga Siria, Kremlini: Azilin në Rusi ia dha
Vladimir Putin dhe Bashar al-Assad

Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, dhe familja e tij kanë marrë azil në Rusi, sipas mediave shtetërore ruse. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se vendimi për t’i ofruar azil Asadit është marrë personalisht nga presidenti Vladimir Putin.

Peskov shmangu të konfirmonte vendndodhjen e presidentit sirian dhe nuk dha detaje lidhur me takimin e fundit mes Putinit dhe Asadit. Ai gjithashtu theksoi se nuk ka plane për një takim të ardhshëm midis dy liderëve.

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Rusia është e gatshme të mbajë kontakte me “ata që do të jenë në pushtet në Siri” në të ardhmen.

Rusia ka mbështetur Asadin për më shumë se një dekadë, duke i dhënë mbështetje ushtarake dhe diplomatike gjatë luftës civile siriane, që ka zgjatur më shumë se 13 vjet. Kjo mbështetje ka pasur një rol të rëndësishëm në qëndrimin e Asadit në pushtet, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe sulmeve të vazhdueshme nga rebelët dhe grupet e ndryshme të armatosura.

 

 

bashar al-assad

Lini një Përgjigje