TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2023, 21:43

Raketa, mitralozë, dronë dhe bomba artizanale, çfarë armësh përdorën terroristët e Hamasit për të depërtuar në Izrael?

Shkruar nga Pamfleti

Raketa, mitralozë, dronë dhe bomba artizanale, çfarë

Hamasai ndërmori të shtunën që kaloi një sulm vdekjeprurës në Izrael, sulm që do mbahet mend gjatë. Por si arritën të depërtojnë dhe çfarë armësh përdorën?

Nga zbulimet e deritanishme, autoritetet izraelite kanë gjetur pushkë, mitralozë apo eksplozivë nga Iraku, Libia, Rusia, por edhe disa modele izraelite. Brigadat al Aksa hynë në territorin izraelit duke përdorur motoçikleta dhe parashuta.

Çarja e murit

Për të çarë murin në kufi ata përdorën eksplozivë, buldozerë dhe mjete të rënda. Videot e operacionit zbuluan thjeshtësinë e tij. Nuk e dimë nëse infiltrimi ka ndodhur edhe përmes tuneleve, pasi asnjë nuk është zbuluar për momentin. Ndërsa dronët e vegjël shkatërruan kullat e vrojtimit dhe një tank.

Armët

Ata përdorën gjithçka. Pushkë apo kallashnikovë të lëshuara nga depot e Lindjes së Mesme. Tunelet klandestine, tregu i zi, furnizimet e aleatëve (ndonëse komplekse) kanë garantuar një furnizim të mjaftueshëm. Mitralozat janë të kalibrit 50 mm të dizajnit "sovjetik" , të pranishëm në të gjitha konfliktet e fundit në rajon.

Raketa, mitralozë, dronë dhe bomba artizanale, çfarë

Ekspertët kanë zbuluar praninë e minave iraniane, materialit kinez dhe antitankeve të Koresë së Veriut . Ka shumë granata, disa të bëra "artizanalisht" në Rrip, si dhe ngarkesa speciale - EFP - për t'u vendosur në anët e rrugëve të afta për të shpuar parzmore.

Automjetet

Dëshmitë dhe videot në internet tregojnë se ata përdorën motorë. Hamasi ka përsëritur taktikat e Shtetit Islamik dhe kryengritësve të Sahelit, të cilët krijuan "kalorësinë xhihadiste".

Raketa, mitralozë, dronë dhe bomba artizanale, çfarë

Gjatë bastisjes, milicët përdorën gjithashtu kamionçina për të transportuar furnizime dhe marrë pengjet. Një gazetar përshkroi një nga këto kamionçina. Ishte një Toyota dhe brenda kishte një bombol gazi e pajisur me një kohëmatës, një enë për të urinuar në mënyrë që të mos kishte nevojë të për të dalë nga automjeti. Në sediljen e pasme është suveniri i bastisjes në një kibuc: një qese plastike plot me çelësa makine dhe shtëpie.

Elementi tjetër janë dronët dhe ata patën rol thelbësor në sulm.

Raketat

Në orët e para të mëngjesit mijëra raketa goditën të gjithë frontin. Edhe pse janë raketat që nuk kanë një saktësi fikse, në sasi të madhe janë shkatërruese. Një nga "raketat" më të fundit - e riemërtuar Ayyash - mund të arrijë 250 kilometra larg. /Pamfleti

Lini një Përgjigje