TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2023, 20:26

Gjuetia për liderët e Hamasit, si po veprojnë ushtria dhe spiunët izraelitë?

Shkruar nga Pamfleti

Gjuetia për liderët e Hamasit, si po veprojnë ushtria dhe

Mbi njëzet vjet më parë, më 12 tetor 2000, në mes të Intifadës, dy rezervistë izraelitë përfunduan gabimisht në Ramallah, një qytet palestinez. Të ndaluar nga policia, ata u masakruan brenda një stacioni policie. Një nga vrasësit, Aziz Salah, shikon nga dritarja e ndërtesës dhe i tregon duart e tij të përlyera me gjak turmës brohoritëse. Imazhi ishte si një rrëfim.

Në muajt në vijim Izraeli e kapi atë së bashku me fajtorët e tjerë. Por Salah, u lirua në vitin 2011 pas një shkëmbimi të të burgosurve me Hamasin, një shkëmbim i lidhur me lirimin e ushtarit Shalit. Udhëkryq historish që tani kthehen.

Ushtria, së bashku me Shin Bet (shërbimi sekret ushtarak), janë në gjurmët e atyre që janë përgjegjës për masakrat në kibuci. Ata kanë në duar videot nga kamerat e vëzhgimit dhe makinat, klipet e postuara në internet nga muxhahedinët për të festuar fitoren. Fytyrat e disave janë të identifikueshme, ato përfaqësojnë lëvizjen e parë të një gjuetie që po zhvillohet tani.

Kaosi i shkaktuar nga bastisjet mund të favorizojë aktivitetin e spiunëve, të detyrohen  të lëvizin, duke rrezikuar dhe duke u ekspozuar ndaj zjarrit të dronëve që patrullojnë vazhdimisht një zonë të ndarë në kuadrate. Një operacion u krye nga Forcat Speciale në pjesën veriore të Gazës në përpjekje për të rikuperuar të dhëna të dobishme për gjetjen e pengjeve. Sulmet goditën tunelet, aksione ku u hodhën bomba me eksploziv përgjatë drejtimit të mundshëm të tunelit.

Gjatë orëve të fundit janë eliminuar disa milici. Sipas ushtrisë, sulmet neutralizuan Morad Abu Moradin dhe Alì Qadi, i paraqitur si një nga komandantët e njësisë speciale Nukhba, protagonist i sulmit të 7 tetorit. I kapur në vitin 2005 nga izraelitët, Qadi u lirua në vitin 2011 në këmbim të ushtarit Shalit, i cili ishte peng i fundamentalistëve.

Nga ana tjetër, CNN, pasi ka analizuar filmat propagandistikë të publikuar nga Hamasi në dy vitet e fundit, ka treguar të paktën gjashtë pika në Gaza ku Brigadat Ezzedine al Kassam janë përgatitur të pashqetësuara. Ato janë baza të vogla, pothuajse identike, të mbrojtura nga mure rëre, me shtëpi rudimentare të shndërruara në poligone qitjeje ku muxhahidët testonin taktikat, përfshirë kapjen e të burgosurve.

Ndërkohë sot u shfaqën dokumentet e “gjetura” në çantat e shpinës së sulmuesve të vrarë. Disa çuditërisht kanë datën 2022. Po ashtu tregojnë përdorimin e grupeve të përbëra nga 5 -7 fedaine në motoçikleta dhe kamionçina. Pra sulmi ka qenë i planifikur dhe Izreli tnai duhet të mendohet mir në çdo hap që do të ndërmarrë. /Corriere Della Sera

Lini një Përgjigje