
Kryeministri rus, Mikhail Mishustin ka ndaluar zyrtarët qeveritarë të largohen nga vendi pa leje të posaçme. Lejet mund të lëshohen nga Mishustin vetëm për udhëtime zyrtare dhe kufizimet nuk vlejnë për punonjësit e Administratës Presidenciale.
Më herët, Financial Times raportoi se shërbimet ruse të sigurisë duan të parandalojnë drejtuesit e kompanive shtetërore ruse dhe zyrtarët e qeverisë që të largohen jashtë vendit duke konfiskuar pasaportat e tyre mes frikës në rritje të dezertimit.
“Ka rregulla më të rrepta për këtë (udhëtim jashtë vendit). Në disa vende ato formalizohen dhe në disa vende varen nga një vendim specifik. . . për punonjës të veçantë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për Financial Times.
Kohët e fundit Putinit ndihet i frikësuar se nga zërat kundër që po i vijnë edhe nga rrethi i tij i ngushtë, për këtë arsye duket se despoti rus po përpiqet që të rris kontrollin e shteti mbi to si formë presioni.
Lini një Përgjigje