TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2023, 12:25

Nata e tretë në terapi intensive, si paraqitet gjendja e Silvio Berlusconit, mjekët: Po reagon ndaj trajtimit mjekësor!

Shkruar nga Pamfleti
Nata e tretë në terapi intensive, si paraqitet gjendja e Silvio


Silvio Berlusconi kaloi një natë të qetë në spital, aty ku po qëndron që prej ditës së mërkurë. Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase Berlusconi ka reaguar mirë ndaj trajtimit dhe situata e tij shëndetësore është më e stabilizuar.

Ai është vigjilent dhe duket se i përgjigjet terapisë shumë mirë. Gjatë qëndrimit në spital, ai ka komunikuar në telefon me disa liderë, si për shembull, kryeministren Meloni dhe Matteo Salvini. 


Sot ai është vizituar sërish nga i vëllai, Paolo Berlusconi, i cili mbërriti në spital me një makinë me xhama të zinj, duke kaluar nga hyrja pas spitalit, në via Olgettina 60.

Nga se vuan Silvio Berlusconi?

Lideri i Forza Itaia vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.  Por ai është vigjilent dhe duket se i përgjigjet mirë terapisë.

silvio berlusconi

Lini një Përgjigje