
Shqipëria e ka humbur përfundimisht çështjen për rishikim të vendimit të arbitrazhit që i njeh sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe personave të tjetër një dëmshpërblim mbi 120 milionë euro, shkraun media italiane "IL Fatto Quotidiano".
Shuma është e madhe, e barabartë me 0.75% të prodhimit të përgjithshëm bruto të Tiranës, që më 2022 arriti 16.2 miliard euro. Konflikti ligjor kishte të bënte me Agon Channel, një kanal televiziv në Tiranë me 500 punonjës, pronar i të cilit ishte Becchetti, i hapur në prill 2013.
Për shkak të kritikave ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, qeverisë së tij dhe politikanëve të tjerë, kanali u mbyll në tetor 2015, pasi Becchetti dhe nëna e tij, Liliana Condomitti, u akuzuan padrejtësisht për pastrim parash. Pasuritë e Becchetti-t u ngrinë, u nxor një mandat arresti ndërkombëtar dhe u kërkuar ekstradimi.
Hedhjen poshtë të kërkesës së Shqipërisë e bëri ICSID në Washington, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet, që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.
Sipas ICSID, mandatet e arrestit të nxjerra nga qeveria e Ramës kundër Becchetti-t dhe administratorit të Agon Channel, Mauro De Renzis – të akuzuar për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh, përvetësim të padrejtë dhe riciklim parash – ishin të motivuara nga kritikat e televizionit kundër qeverisë shqiptare dhe se mbyllja e televizionit ishte kulmi i një fushate politike kundër Beçhetti-t.
Gjykata e Londrës vendosi që Tirana kishte abuzuar me procedurën gjyqësore. Pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte, Interpol tërhoqi mandatet e arrestit kundër Becchetti-t e De Renzis. Tani vendimi i vitit 2019 bëhet përfundimtar dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 120 milion Becchettit dhe personave të tjerë të prekur.
Pas marrjes së vendimit ka reaguar edhe vetë Becchetti, i cili tha se ishte akuzuar padrejtësisht dhe kërkoi nga kryeministrja e italiane Meloni që të ndërhyjë në mënyrë që qeveria shqiptare të paguaj shumën që i detyrohet.
“Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime. Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama dhe qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që detyrohen”, tha Becchetti/ IL Fatto Quotidiano
Lini një Përgjigje