TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2023, 12:41

Përplasja mes izraelitëve dhe palestinezëve, BE: Ndalni menjëherë dhunën

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja mes izraelitëve dhe palestinezëve, BE: Ndalni

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar mbi  përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve.

Borrell theksoi se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, por në mënyrë proporcionale. Ai shtoi se BE-ja bën thirrje për ndalje menjëherë të dhunës.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet . Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”, tha Borrell.

Gjatë këtij muaji janë disa festa fetare, sikurse Muaji i shenjtë i Ramazanit, Pashkët hebreje dhe ato krishtere.

Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.

 

 

be palestina izrael borrell

Lini një Përgjigje