TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2025, 08:05

"Putin nuk dëshiron fundin e luftës", Macron pas takimit me Zelenskyn: Të forcohen sanksionet ndaj Rusisë

Shkruar nga Pamfleti

"Putin nuk dëshiron fundin e luftës", Macron pas takimit me

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “Rusia nuk mund të vendosë kushte për armëpushimin 30-ditor”. Gjatë një takimi dypalësh me Volodymyr Zelensky në Paris në prag të samitit të Koalicionit të Vullnetit, ai u shpreh se Rusia po tregon gatishmëri për të vazhduar luftën.

Macron njoftoi gjithashtu paketën prej 2 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën. Lidhur me sanksionet ndaj Rusisë, presidenti francez kërkoi që ato të forcohen për sa kohë të vazhdojë pushtimi.

Ai shtoi se kjo ndihmë duhet t’u përgjigjet drejtpërdrejt nevojave prioritare të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ndërkohë, një ndihmës i lartë i presidentit Volodymyr Zelensky tha për AFP se Ukraina ka nevojë për një kontribut “serioz” nga Evropa në formën e trupave të gatshme luftarake, dhe jo paqeruajtësve, pas përfundimit të armiqësive me Rusinë.

Lini një Përgjigje