TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2025, 22:06

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia "çmend" Vuçiç: Akt armiqësor ndaj nesh, do marrim masa!

Shkruar nga Pamfleti

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia

Serbia e ka konsideruar si “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia. Vuçiç ka paralajmëruar gjithashtu se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike” ndaj këtij akti.

“Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ministria e Jashtme e Serbisë në një reagim.

Serbia pretendon se me këtë veprim, Kenia ka shkelur edhe Kartën e OKB-së. Kjo njohje, sipas Beogradit zyrtar “minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar”.

Lidhur me faktin që Kenia i është referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia e ka cilësuar si “të pabazuar”. Në reagim u tha gjithashtu se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë.

Serbia pretendon se në tetë vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës ndërsa shton se vetëm “dy shtete të reja e kanë njohur”.

“Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë. Serbia mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike në dispozicion”, thuhet në reagimin e qeverisë serbe.

Lini një Përgjigje