TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Qershor 2023, 21:22

Putin nis të fshehë “gjurmët” e Prigozhin, heq nga interneti faqet e lidhura me kreun e Wagner

Shkruar nga Pamfleti

Putin nis të fshehë “gjurmët” e Prigozhin, heq nga

Pas kryengritjes së grupit Wagner, Vladimir Puitin ka nisur një fushatë për të zhdukur nga Rusia çdo gjë që ka lidhje me Yevgeny Prigozhin.   

Ditën e sotme Kremlini ka nisur një aksion për të hequr një numër faqesh interneti me ndikim jashtëzakonisht të madh të lidhura me udhëheqësin e Grupit Wagner. Shumë nga mediat online që raportonin lidhur me luftën e grupit Wagner janë mbyllur dhe nuk mund të aksesohen nga Rusia.

"Qasja në faqen e internetit të grupit mediatik Patriot, si dhe në faqet e internetit të anëtarëve të saj Agjencia Federale e Lajmeve, Lajmet e Popullit, Ekonomia Sot dhe Politika Sot, është e kufizuar në Federatën Ruse", raportoi TASS .

Prigozhin shërbeu si kreu i bordit deri në maj të këtij viti, me shumë që i referoheshin faqes Patrioti si "perandoria e tij mediatike" dhe "fabrika e trolleve", e përdorur për të ndikuar në shumë ngjarje nëpërmjet internetit.

Sipas raportimeve faqet e internetit të goditura nga Krmelini kanë pushuar nga puna punonjësit "pa kompensim" thjesht përmes një mesazhi në internet.

Ky veprim tregon qartë se Prigozhin është shënjestra kryesore e Putinit, gjithmonë nëse atij nuk i është dhënë lamtumira e fundit.

prigozhin wagner putin

Lini një Përgjigje