TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2023, 18:40

Putin nis çmontimin e Wagner, armët e grupit privat do t'i dërgohen ushtrisë ruse në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Putin nis çmontimin e Wagner, armët e grupit privat do t'i

Ministria ruse e mbrojtjes tha se pajisjet ushtarake të mbajtura nga grupi Wagner do t’u transferohen trupave ruse.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar për transferimin e pajisjeve të rënda ushtarake nga kompania private ushtarake Wagner tek njësitë e forcave të armatosura ruse”, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim të shkurtër në fundjavë në Rusi, duke shkaktuar krizën më serioze të sigurisë në dekada dhe duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e Putin në pushtet.

Por pavarësisht peshës së rebelimit të armatosur, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë bëri me dije se kishte rrëzuar çështjen penale kundër Wagner të cilët kërkonin të rrëzonin udhëheqjen ushtarake të vendit.

Të shtunën, Prigozhin anuloi marshimin e tij drejt Moskës pasi forcat Wagner pushtuan qytetin Rostov-on-Don, dhe rrëzuan gjashtë helikopterë rusë dhe një aeroplan komandimi dhe kontrolli.

armet rusi wagner

Lini një Përgjigje